FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndikimi rus në Maqedoni, Talat Xhaferi: Ballkani është pika e goditjeve mes forcave botërore

I ftuar në Top Story, ndër të tjera, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë foli edhe për ndikimin rus në Shkup.

Talat Xhaferi nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se Maqedonia është në rrugën e duhur drejt integrimit Euro-Atlantik.

“Ndikimet globale të faktorëve kryesorë ndërkombëtare nuk janë vetëm në rajon, por edhe më gjerë. Historikisht, Ballkani ka qenë pika e goditjeve mes forcave botërore dhe tendencat për të patur ndikime ekzistojnë dhe nuk mund ta themi në mënyrë të prerë që nuk ekzistojnë. Në forma politike, qytetare, por edhe ekonomike. Republika e Maqedonisë dhe shumica e qytetarëve të saj strategjikisht janë të drejtuar nga Perëndimi. Atëherë edhe institucionet përkatëse që reflektojnë në këtë drejtim duhet të mbajnë këtë kurs të orientimit të tyre perëndimor. Shërbimet Sekrete janë një nga instrumenteve ku mund të ndikohet. Tendenca për reformim edhe e strukturave përkatëse të jenë të vendosura nën mbikëqyrje demokratike të parlamentit. Në mënyrë që në të ardhmen të mos lejohet një ndërhyrje e drejtpërdrejtë e subjekteve të interesuara për ndërhyrje dhe mendoj se jemi në rrugë të duhur dhe të kthyer në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike edhe me veprimet konkrete që qeveria ka treguar në këto 7 muajt e fundit, kjo tregon se institucionet kanë marrë në dorë përgjegjësitë e veta”, u shpreh Talat Xhaferi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?