Ndodh edhe kështu: Hajduti pendohet pas 25 vitesh, kthen paratë e grabitura në bankë
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë njoftuar se një 48-vjeçar nga Kreta u shfaq disa ditë më parë në një stacion policie në Kretën lindore dhe rrëfeu se kishte kryer një grabitje në një degë bankare në Bodrum në vitin 1996.
48-vjeçari që ishte atëherë student kishte arriti të merrte 450,000 dhrahmi (monedha e vjetër greke) nga arkëtari i bankës. Ndërsa tani pas 25 vitesh ai ka vendosur që të kërkojë falje dhe të kthejë shumën prej 1330 eurosh në bankë përmes Policisë, domethënë aq sa paratë që ai kishte marrë atëherë.
48-vjeçari përshkroi në detaje se si e kreu grabitjen, duke treguar se ishte vetëm dhe jo i shoqëruar ashtu siç u pretendua asokohe. Ai i dha arkëtarit një shënim në të cilin deklaroi se mbante një pistoletë dhe nën këtë kërcënim, ai arriti të nxirrte paratë.
Më tej ai tregoi se motivi i kësaj grabitje ishte një borxh që kishte për shkak të bixhozit. Sa i përket parave që ai i dorëzoi Departamentit të Policisë, ato do të depozitohen në Fondin e Depozitave dhe Kredive.