Ndodh edhe kjo, Norvegjia në krizë për salmon
Si shkak i një takse të re të miratuar nga qeveria norvegjeze, çmimi i salmonit mund të rritet në muajt në vijim. Një taksë që prek prodhuesit e këtij ushqimi në vendin nordik dhe sigurisht, konsumatorin.
Siç ndodh tashmë me industrinë e naftës, ideja e qeverisë norvegjeze është të aplikojë një taksë të lartë për përdorimin e burimeve natyrore. Nga paratë që mund të mblidhen (3 miliardë euro), ideja është që gjysma të shkojë për komunat.
Ndërkohë, konsumatori shikon se si mund të ndikojë në çmimin përfundimtar kjo taksë, qoftë nëpërmjet një çmimi më të lartë për të mbuluar koston e taksave, qoftë me një ulje të investimit, që do të ulë ofertën, duke rritur sërish çmimet.