Ndodh edhe kjo, qyteti më i madh në Britani shpall falimentin

Ndodh edhe kjo në Britaninë e Madhe. Këshilli i qytetit të dytë më të madh të Mbretërisë së Bashkuar, Birmingham, shpalli falimentin, duke deklaruar shqetësimet financiare tashmë të pashmangshme.

Udhëheqësit e këshillit të kontrolluar nga Laburistët, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, e quajtën masën “një hap të domosdoshëm” për të rikthyer shpenzimet në një bazë më të fortë. Ndërsa në lidhje me këtë vendim opozita fajësoi qeveritë konservatore, për keqmenaxhimin e financave publike.

Sipas tyre inflacioni i shfrenuar, krahas rritjes së kostos së kujdesit social për të rriturit dhe reduktimeve të të ardhurave nga normat e biznesit kanë ndikuar shumë në situatën në të cilët ndodhet qyteti. Nga të dhënat e publikuara në buxhet ka një boshllëk financiar në vit prej 3.2 miliardë paund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?