Ndodh mrekullia! 27-vjeçarja me koronavirus sjell në jetë fëmijën teksa ishte e intubuar dhe në gjendje kome
Angela Primachenko është një ndër personat e prekur nga Koronavirusi, për më tepër ajo ishte shtatzënë. Për shkak se situata u përkeqësua ajo u detyrua që të futej në kujdes intensiv dhe ka qenë e intubuar.
27-vjeçarja më në fund ka dalë nga intubimi dhe është rikthyer në shtëpi. Por, në momentin që ajo është zgjuar ka parë që barkun e rrumbullakosur nuk e kishte më dhe nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur.
Angela kishte lindur beben e saj në kohën që ka qenë e intubuar dhe për më tepër ajo ka qenë në gjendje kome.
Motra e saj shprehet se ata nuk e dinin nëse motra e tyre do të mund të mbijetonte.
Ata kanë zgjedhur një emër mjaft kuptimplotë për beben duke e quajtur Ava që do të thotë “frymë e jetës”.
Primachenko është shprehur: “Nuk isha e sigurt se ku isha, isha shumë e hutuar. Nuk kisha më bark dhe nuk e dija se ku ishte fëmija im”.
Ajo ka lindur fëmijën e saj në spitalin ku punon si terapiste respiratori.
Primachenko nuk e ka idenë sesi e mori virusin sepse thotë se asnjë nga familjet e saj nuk ka testuar pozitive. Ajo thotë se i kishte marrë të gjithë masat e duhura në lidhje me pandeminë.