Ndodh mrekullia në Australi! Rikthehen reshjet e shiut, shuhen 32 vatra zjarri

Më në fund vjen një lajm i mirë nga Australia!

Pas zjarreve që shkruambuan miliona hektarë tokë për më shumë se tre muaj, në Australi janë rikthyer reshjet e shiut, gjatë orëve të fundit.

Në disa nga zonat e prekura nga zjarret, janë regjistruar reshje të dendura shiu, madje dhe përmbytje.

Rikthimi i reshjeve në Australi ka ndihmuar zjarrfikësit në luftën disa mujore kundër flakëve, ndërsa raportohet se shirat e dendur kanë bërë të mundur shuarjen e 32 vatrave zjarri.

Në vetëm 30 minuta, në Avalon ra rreth 44 mm shi, ndërsa shpejtësia e erës arriti deri në 110 km/orë.

Ndërsa në St Albans, reshjet e shiut arritën në 55 mm, ndërsa pati edhe reshje breshëri. Reshje të dendura u regjistruan edhe në Melburn.

Sinoptikanët australianë kanë parashikuar se i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut, kryesisht në rajonet që kanë ende zjarrre aktive.

Sot dhe nesër priten reshje me intensitet të lartë. Rikthimi i reshjeve ka lumturuar jo vetëm australianët, por edhe mbarë botën, ku milion njerëz u tronditën nga pamjet rrëqethëse që pushtuan rrjetin gjatë javëve të fundit nga zjarret në Australi.

Kujtojmë këtu se që nga muaji shtator, në Australi zjarret masive morën 28 jetë njerëzish, dogjën të gjalla mbi 500 milionë kafshë, si dhe shkrumbuan mijëra banesa dhe miliona hektarë tokë e pyje.

Gjithashtu, nga zjarret rezultojnë të zhdukur 18 persona, për të cilët nuk ka asnjë informacion dhe nuk dihet nëse janë ose jo gjallë.

Autoritetet australiane kanë paralajmëruar se reshjet e dendura mund të sjellin edhe probleme, si rrëshqitjet e dherave apo përmbytje.

Rain brings relief and flash floods to eastern Australia — video

SHKARKO APP