Ndodh në Florida, gratë maskohen si të moshuara për të bërë vaksinën. Plani iu zbulua kur… (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Florida të SHBA-ve. Mediat e huaja shkruajnë se dy gra, u maskuan si “gjyshe”, në mënyrë që të vaksinoheshin.

Ata u maskuan me syze, doreza, syze, por gjithçka u zbulua shumë shpejt. Punëtorët në qendrën e vaksinimit “Orange County Convention Center”, u habitën nga maskimi i çuditshëm i grave, ndaj dhe i lindën dyshime.

E gjitha u zbulua kur atyre iu kërkua karta e ID dhe siguracionet shëndetësore. Por kur hezituan t’i jepnin ndërhyri policia. Mësohet se gratë kishin marrë dozën e parë të vaksinës dhe në qendrën e vaksinimit kishin shkuar për të marrë dozën e dytë.

Mediat shkruajnë se është ende e paqartë se si ata e kanë marrë dozën e parë.

“Unë nuk e di se si shpëtuan për herë të parë”, u shpreh drejtori i shëndetësisë në Florida, Raul Pino.

Mësohet se gratë ishin të moshës 44 dhe 34 vjeçe, ndërsa në Florida aktualisht po vaksinohen grupmoshat mbi 65 vjeç.

Two Florida Women Who Dressed Up as 'Grannies' to Get Vaccine Turned Away

SHKARKO APP