Ndodh në Kanada!

Jagmeet Singh, një avokat 38 vjeçar dhe praktikues i Sikhut, u zgjodh të dielën drejtuesi i partisë së majtë në Kanada, duke u bërë politikani i parë jo i bardhë që kryeson një parti të madhe politike atje.

Veshja e tij jo e zakontë për vendasit e dalloi shpejt atë në publik, ndërsa ka qenë ligjvënës i Ontarios. Tashmë, ai do të udhëheqë Partinë e Re Demokratike (NDP) në zgjedhjet federale të vitit 2019 kundër kryeministrit Justin Trudeau nga liberalët.

 “Faleminderit, demokratë të rinj. Drejtimi për kryeministër fillon tani”, tha Singh në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Singh siguroi 54% të votave, duke mposhtur tre rivalët e tij për në krye të NDP-së, duke pasuar Thomas Mulcair. Rezultatet e votimit, të kryera në internet dhe me postë, u njoftuan në një takim të partisë në Toronto.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trudeau e përgëzoi rivalin e tij, të cilin e ka pasur në kabinet si ministër të Mbrojtjes, duke theksuar se “mezi pres të flas me të dhe të punojmë së bashku për kanadezët”.

Politikani i zonës së Torontos, i cili ka udhëhequr mbledhjen e fondeve për partinë, është konsideruar nga mbështetësi si lideri i duhur për të sjellë një grymë të re në parti, e cila ka luftuar jo pak që nga vdekja e ish-udhëheqësit karizmatik Jack Layton në vitin 2011.

Profili i Singh u rrit më herët muajin e kaluar teksa një video u bë virale ku ai përgjigjej me qetësi teksa u akuzua si islamik dhe se kërkonte ligjin e Sheriatit në Kanada. Në fakt, ai nuk i përket besimit mysliman, por i Sikhut dhe vjen nga India.

Christopher Cochrane, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Torontos, tha: “Aftësia e tij, në të qenit në gjendje për të zbutur situatën, i bëri thirrje shumë njerëzve që të mbështetnin”.

NDP është partia e tretë më e madhe në parlamentin federal, me 44 nga 338 vende. Partia mbetet shumë prapa liberalëve të qendrës dhe konservatorëve të djathtë në mbledhjen e fondeve politike këtë vit, sipas të dhënave të Elections Canada.

Ka pengesa përpara. Singh nuk ka një vend në parlamentin federal dhe do të duhet të fitojë atë në zgjedhjet e ardhshme. Ai gjithashtu duhet të bindë votuesit se partia e tij mund të formojë një qeveri, megjithëse kurrë nuk ka mbajtur pushtetin federalisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?