Ndodh për herë të parë pas 3 muajsh, Spanja nuk raporton të vdekur nga koronavirusi

Padyshim që ky mund të quhet lajmi më i mirë në këto 3 muaj të vështirë. Spanja nuk ka raportuar asnjë të vdekur brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Ndërkohë, në total numri i të vdekurve ka shkuar në 27.127. Ministria e Shëndetësisë spanjolle ka njoftuar se 71 raste të reja u identifikuan në këto 20 orë, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 239,638.

Kujtojmë se Spanja renditet pas Italisë sa i takon numrit të vdekshmërive nga koronavirusi.

SHKARKO APP