Ndodh për herë të parë, shumica e serbëve nuk duan të futen në BE
Numri i serbëve që janë kundër anëtarësimit në BE, për herë të parë është më i lartë se ata që duan të bëhen anëtarë, sipas një sondazhi të ri. Sondazhi u krye nga Ipsos dhe u botua fillimisht në gazetën Blic, zbuloi se 44% janë kundër anëtarësimit, dhe 35% janë pro.
Marko Uljareviç i Ipsos tha për Blic se ishte hera e parë që numri i atyre që kundërshtonin anëtarësimin në BE tejkalonte ata që ishin në favor. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se gjetjet janë të ngjashme me gjetjet në Partinë Progresive Serbe në pushtet.
Bisedimet e pranimit filluan në vitin 2014, por tensionet midis Serbisë dhe Kosovës e kanë penguar procesin. Edhe pse Serbia po kërkon t’i bashkohet bllokut, Beogradi gjithashtu shikon nga Moska.