Ndotja e ajrit nga makinat, 4500 vdekje të parakohshme në një vit

Në Evropë ka pasur më shumë se 4.500 vdekje të parakohshme në një vit për shkak se makinat me naftë kanë lëshuar nivele më të larta ndotjesh, sesa është deklaruar. Studimi ka ardhur 2 vite pasi Volkswagen u kap duke mashtruar në testet e emetimit të gazeve serë në SHBA. Grimcat e vogla të emetuara janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe kontribuojnë në 425,000 vdekje të parakohshme vjetore nga ndotja e ajrit në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër. Shkencëtarët kanë bërë përllogaritjen e vdekjeve nga emetimet e tepërta të dioksidit të karbonit si pjesë e totalit të përgjithshëm duke arritur në përfundimin se ata përbëjnë 4.560 vdekje në vit. Rreziku është më i madh në zonat me përqendrime të larta të makinave me naftë, siç është Italia veriore, sipas hulumtuesve në Institutin Ndërkombëtar të Analizës së Sistemeve të Aplikuara në Austri, Institutin Meteorologjik Norvegjez dhe Universitetin Teknologjik Chalmers në Suedi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?