Ndotja e ajrit rrit rrezikun e vdekjes nga Covid-19: Mjekja e OBSH ngre alarmin për këto vende
Nivelet e larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjeve nga Covid-19, thuhet në dy studime të fundit.
Doktoresha Maria Neira, nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha për BBC se vendet me nivele të larta ndotjeje, shumë prej tyre në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, duhet të përmirësojnë përgatitjet përballë luftës me këtë koronavirus të ri.
Ata persona që kanë pasur më parë probleme të lidhura me ndotjen kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid-19 në vendet me nivele të larta ndotje.
Por profesionistët e mjekësisë thonë se është shumë herët për të provuar një lidhje ditë tillë direkte.
“Ne do të bëjmë një hartë të qyteteve më të ndotura bazuar në të dhënat tona për të mbështetur autoritetet kombëtare në këto rajone në mënyrë që ata të mund të përgatisin planin e tyre të përgjigjes epidemike në përputhje me rrethanat,” tha Dr Neira.
Një studim amerikan sugjeron që niveli i vdekjeve si pasojë e Covid-19 rritet me rreth 15% në zona që kanë nivele të larta të ndotjes.
Studimi i Harvardit nuk është shqyrtuar ende nga studiuesit, por kryetari i Universitetit Ludwig Maximilian të Mynihut tha se ndotja e ajrit është e lidhur me rrezikun e shtuar të vdekjes nga Covid-19.