Ndryshe nga babai i saj, Ivanka pritet të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden

Ndryshe nga babai i saj, Donald Trump, presidenti ende në detyrë i SHBA-së, Ivanka pritet që të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si presidenti i ri i SHBA-së. ”Ivanka është e bindur se karriera e saj politike po kërcënohet dhe po bën gjithçka për të shpëtuar reputacionin e saj”, tha një burim i afërt për ”Daily Mail”.

Ky qëndrim i Ivankës nuk është mbështetur aspak nga Donald Trump, të cilit i kanë kthyer shpinën shumë anëtarë të partisë së tij pas sulmeve në Capitol. Sipas burimit, Trump i ka thënë vajzës se “është fyerje vetëm fakti që e mendon të marrë pjesë në të njëjtin vend ku janë mashtruesit, të cilët po përpiqen ta shkatërrojnë. Ky mund të jetë vendimi më i keq që mund të marrë ndonjëherë dhe do ti kushtojë mijëra ndjekës”.

Nga ana tjetër, Ivanka është e bindur se pjesëmarrja në ceremoninë e inagurimit të Biden do ti ndikojë në mënyrë pozitive në karrierën e saj. Por një tjetër burim tjetër i Shtëpisë së Bardhë ka mohuar planet e Ivanka Trump për të marrë pjesë në inagurimin e Joe Biden si Presidenti i SHBA më 20 janar.

SHKARKO APP