Ndryshe nga krerët e qeverive, ja pse Merkel refuzon të vaksinohet ndaj Covid-19
Ndryshe nga qeveritarët nga çdo vend i botës, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel refuzon që të vaksionet ndaj Covid-19. ”Unë jam 66-vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca. Por është një vaksinë e besueshme, efektive dhe e sigurt dhe është aprovuar”, tha Merkel në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine”.
Merkel tha se mund të përdoret vaksina e Pfizer/Biontech për të reklamuar vaksinimin, por ajo u shpreh se dozat duhet t’i jepen kryesisht të moshuarve dhe personave më të rrezikuar nga koronavirusi. Në vendet e tjera, krerët e qeverive vaksinohen për t’i treguar popullit se vaksina është efektive, Merkel ka zgjedhur që të mos bëjë të njëjtin veprim.
”Unë nuk dua infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi kanë e përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem”.