Ndryshe nga Shqipëria, Franca hap klubet e natës
Ndryshe nga Shqipëria, autoritetet në Francë kanë vendosur nga kjo e premte të hapin klubet e natës, 18 muaj pas vendosjes së masave strikte për parandalimin e pandemisë së Covid-19.
Lokalet lejohen vetëm me 75% të kapacitetit, maskat rekomandohen të mbahen, por nuk janë të detyrueshme, ndërsa frekuentuesit e këtyre ambienteve duhet të tregojnë provën se janë vaksinuar apo rezultatin negativ të një testi.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran tha se paçka lehtësimit të masave, ku parashikohet hapja e lokaleve të natës, autoritetet do të jenë vigjilentë dhe në rast të ndryshimit të situatës, ata do të marrin vendimet e duhura.