Ndryshe nga Shqipëria, qeveria greke: Shkollat do të rihapen më 7 shtator
Shkollat në Greqi do të rihapen më 7 shtator, pavarësisht rritjes së numrit të infeksioneve me Covid-19 në vend. Ky lajm është bërë me dije nga zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas. ”Ne kemi një vit shkollor përpara që do të fillojë me 7 shtator. Ne do të duhet të përballojmë përsëri të njëjtat sfida themelore. Për të respektuar higjenën personale dhe masat e mbrojtjes”.
Petsas argumentoi se nëse të rriturit ruajnë distancën shoqërore, lajnë duart shpesh dhe mbajnë maskë, edhe fëmijët do të binden ta bëjnë këtë gjë. ”Ky është elementi kryesor që do të na mbrojë nga përhapja e virusit në mjedisin shkollor”.
Greqia ka raportuar rritje tre-shifrore të rasteve të reja të viruseve gjatë javëve të kaluara, të cilat e kanë çuar numrin e përgjithshëm të të sëmurëve në 7.075 raste. Deri më tani në të gjithë territorin grek janë regjistruar në total 228 viktima nga koronavirusi dhe 70.075 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit. Lajmi i mirë është se mes të infektuarëve 3.804 janë shëruar ndërsa 3.043 të tjerë janë aktivë.