Ndryshe nga Shqipëria, Serbia e para në Europë dhe e 4-ta në botë për vaksinimin anti-covid

Ndryshe nga Shqipëria që në fillim të janarit arriti të merrte në mënyrë misterioze 975 doza të vakinës Pfizer dhe ende dozat e tjera nuk kanë ardhur, Serbia renditet si vendi i parë në Europë dhe e 4-ta në botë për shpejtësinë e vaksinimit. Në lidhje me fushatën e vaksinimit nga 53 vende të botës, Serbia renditet në vendin e katërt.

Shteti serb është një nga vendet e para europiane që po lëviz më shpejt se të gjithë të tjerët për të vaksinuar qytetarët. Sipas mediave të huaja, vendi deri në fund të vitit, 2021, mund të vaksinjë 1/3 të popullsisë. Procesi i vaksinimit po lëviz më shpejt se Mbretëria e Bashkuar, e cila është përpara të gjitha vendeve evropiane, bazuar në kriterin e përqindjes së popullsisë së saj që është vaksinuar.

Serbia ka porositur 6.5 milion doza vaksinash përmes iniciativës COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por deri më tani ka marrë disa vaksina Pfizer. Në vend të kësaj, ajo mori 1 milion doza të vaksinës kineze këtë muaj dhe po pret 40,000 doza të ilaçit rus Sputnik V së shpejti.

SHKARKO APP