Ndryshime në kabinetin qeveritar, Mitsotakis emëron ministrat e rinj

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka kryer disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

Bëhet me dije se këto ndryshime kanë prekur titullarin e Ministrisë së Brendshme,  së Punës dhe zëdhënësin e qeverisë.

Gjithashtu këto ndryshime i kanë pësuar edhe disa zëvendësministra të kabinetit qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konkretisht ministri i Brendshëm, Takis Theodhorikakos u zëvendësua nga Makis Voridhis dhe ministri i Punës, Janis Vrucis, u zëvendësua nga Kostis Haxhidakis.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq bëhet me dije se zëdhënësi i ri i qeverisë është Christos Tarandilis.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?