Ndryshimet klimatike/Greta Thunberg: Ligji i BE nënkupton ”kapitullim”

Aktivistja suedeze Greta Thunberg, e ka cilësuar ligjin e Bashkimit Europian për të luftuar ndryshimet klimatike si
”kapitullim” në vetvete. Ajo tha se paketa e masave të “Paktit të Gjelbër” i jep botës një mundësi prej më pak se 50 për qind për të kufizuar ngrohjen globale deri në 1.5 gradë Celsius. ”Ky ligj për klimën është kapitullim. Ju pranoni që po hiqni dorë nga Marrëveshja e Parisit, mbi premtimet tuaja dhe së bëri çka të mundeni për të siguruar një të ardhme të sigurt për fëmijët tuaj”,-u shpreh Thunberg para eurodeputetëve. ”Ky ligj për klimën nënkupton kapitullim. Natyra nuk bën ujdi dhe nuk mund të bëni pakte me fizikën”.

https://www.facebook.com/gretathunbergsweden/photos/a.789510014750154/1074413026259850/?type=3

 

SHKARKO APP