Ndryshimet klimatike/ Trump: Të refuzojmë profetët e apokalipsit, Thunberg: ‘Shtëpia jonë’ është në flakë

Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë Forumin Ekonomik i cili po mbahet në Davos ka thënë se duhet të injorohen profetët shumëvjeçarë të cilët thonë vetëm do të vijë fundi i botës.

Sipas BBC, ai nuk përmendi emra, por në sallë ishte e pranishme dhe aktivistja suedeze Greta Thunberg, e cila me lëvizjet e saj jo vetëm në Suedi, por dhe në vende të tjera kundër ndryshimeve klimatike është bërë e famshme.

“Këta alarmistë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë – fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë.” – shtoi Trump.

Por nuk ka ngelur pa iu përgjigjur 17- vjeçarja Thunberg, edhe kjo në mënyrë indirekte.

“Nëse nuk e keni parë ende, shtëpia jonë është në flakë. Mosveprimi juaj po i ndez flakët dhe po ju kërkojmë vetëm të veproni si t’i donit fëmijët tuaj përpara çdo gjëje tjetër. Por politikanët dhe liderat e biznesit kanë vetëm premtime dhe fjalë boshe’’- tha 17- vjeçarja.

SHKARKO APP