Ndryshimet në Kushtetutë, Putin: Nuk do të shfrytëzohen për të zgjatur mandatin presidencial

“Një votim mbarëkombëtar për ndryshimet në Kushtetutë, nuk do të shërbejnë për të zgjatur mandatin tim si President”. Kjo është deklarata e Presidentit të Rusiësë Vladimir Putin ditën e sotme (4 janar) teksa nuk foli për planet e tij politike.

Gjatë një takimi me studentë dhe mësues ai u pyet nëse ky votim do të ketë ndikim në mandatin e tij presidencial.

Ai përgjigjet se këto votime do të shërbejnë për krijimin e një sistemi pushteti të unifikuar dhe nuk do të lejojë askënd që ta përdorë për qëllimet e tyre politike.

Sipas tij kjo është mënyra më e mirë për arritjen e një demokracie. Por shumë kritikë janë shprehur se kjo nuk është asgjë veçse një tentativë e tij për të zgjatur mandatin e tij.

Ndërkohë që të tjerë deklarojnë se këto amendamete do të shfrytëzohen nga Putin që të marrë një post tjetër përveçse atë të Presidentit pas përfundimit të mandatit të tij pas 4 vitesh.

Propozimet e Putin synojnë të rrisin fuqinë e parlamentit si dhe të demokracisë por edhe disa kompetenca të Presidentit, të cilat ai i cilësoi si të domosdoshme.

SHKARKO APP