Ndryshon linja kohore e Covid-19, ja çfarë u gjet në Itali. Studimi zbulon detaje të frikshme

Studimet rreth Covid-19 janë të shumta dhe kanë dalë në qindra përfundime. Kina sinjalizoi për pneumonisë virale në Wuhan, më 31 dhjetor 2019. Virusi vdekjeprurës është zbuluar në Itali që prej shtatorit 2019, thuhet në një studim, që sygjeron se Covid-19 është përhapur përtej Kinës më shpejt sesa mendohej.

Rasti i parë në Itali është raportuar disa javë më vonë, pra më 21 shkurt, kjo në rajonin verior të Lombardisë. Studimi i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, që analizoi mostra gjaku të dhëna nga pacientët në një studim për kancerin, nënvizon se në disa prej tyre kishte anti-trupa të Covid-19. Ekspertët zbuluan se 11 (6 përqind) e 959 vullnetarëve të shëndetshëm italianë që morën pjesë në analizat nga shtatori 2019 deri në mars 2020, kishin krijuar anti-trupa Covid-19 para shkurtit.

Giovanni Apolone, një nga autorët e studimit, thotë se katër nga rastet datonin prej javës së parë të tetorit 2019, që do të thotë se ata ishin infektuar me Covid-19 në shtator. ”Njerëz pa simptoma jo vetëm që ishin pozitivë me sëmundjen por zotëronin dhe antitrupa të aftë ta vrisnin atë. Kjo do të thotë se Covid-19 mund të qarkullojë mes popullatës për nje kohë të gjatë, me rata të ulëta vdekshmërie, jo sepse është duke u zhdukur, por deri në arritjen e periudhës së rritjes së agresivitetit”,-tha ai.

SHKARKO APP