Ndryshon udhëtimi ajror, çdo pasagjeri do t’i duhet të mbajë maskë

Normalja e re e udhëtimit ajror ka të ngjarë të përfshijë një maskë për çdo pasagjer.

Të hënën JETBLUE njoftoi se, duke filluar nga 4 maj të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të mbajnë një maskë mbrojtëse gjatë udhëtimit.

“Vendosja e një maske nuk ka të bëjë me mbrojtjen e vetes. Është për të mbrojtur ata që janë përreth jush,”- tha Joanna Geraghty, presidente dhe shefe operative e JetBlue, në një deklaratë. “Kjo është etiketa e re ajrore”.

JetBlue tha se politika e saj e re do të kërkojë nga pasagjerët të vendosin një maskë që mbulon hundën dhe gojën gjatë gjithë udhëtimit, përfshirë gjatë kontrollit, fluturimit. Pasditen e së hënës, American-i njoftoi se do të sigurojë maska ​​për fytyrën, si dhe dezifektantë ose xhel, për pasagjerët. Shpërndarja e maskave të fytyrës do të fillojë në fillim të majit dhe do të zgjerohet në të gjitha fluturimet aq shpejt sa lejojnë furnizimet dhe kushtet operative. Në orën 19:00, të hënën, Delta tha se do të kërkonte nga të gjithë punonjësit të mbajnë maska ​​duke filluar nga sot.

Sa për udhëtarët, “ne po i inkurajojmë klientët tanë të mbajnë maska ​​dhe do t’i vendosim ato në dispozicion në sportelet e biletave, portat dhe aeroplanët,”, tha një zëdhënës i Delta.

Sara Nelson, presidentja e Shoqatës së Stuartëve , tha vazhdimisht të hënën, në Twitter dhe në forume të tjera, që agjensitë federale duhet të kërkojnë maska ​​për pasagjerët e linjës ajrore.

Pas njoftimit të JetBlue, Nelson ka postuar në Twitter: “Punë e mirë, JetBlue duke qënë linja e parë ajrore amerikane që ndërmori këtë hap të përgjegjshëm. Ndërkohë, ne i inkurajojmë të gjithë pasagjerët që vullnetarisht të vendosin maska gjatë udhëtimit. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje DOT dhe HHS që të mandatojnë maska ​​për të gjithë ekuipazhin, punonjësit dhe pasagjerët në aeroporte dhe aeroplanë”.

Në Kanada, Ministri i Transportit të Kanadasë njoftoi më 17 prill se, nga 20 prilli të gjithë pasagjerëve do t’u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse për fytyrën në aeroportet Kanadeze.

SHKARKO APP