Në 1 Maj/ S’ka marshime dhe protesta në botë

Pandemia e Covid-19 solli një realitet të ri, një jetë ku grumbullimet janë të ndaluara. Miliona punëtorë në botë zakonisht e kremtojnë 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të tyre me marshime e protesta.

Në Shtetet e Bashkuara autoritetet kanë njoftuar se që nga fillimi i krizës së pandemisë, 30 milionë qytetarë e kanë humbur vendin e punës. Pandemia e ka çuar në rënie ekonominë globale, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

Tubimet dhe marshimet në të gjithë Europën janë anuluar për shkak të masave të rrepta kundër sëmundjes. Sindikatat u kanë kërkuar mbështetësve të tyre të zbukurojnë shtëpitë dhe ballkonet me flamuj ose të përdorin llogaritë në media sociale për të përcjellë përkrahjen për punëtorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Athinë, njerëzit i sfiduan masat e izolimit. Me maska, doreza dhe duke mbajtur distancë nga njëri tjetri, ata dolën nëpër rrugë për të demonstruar në mënyrë paqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?