Në 70 vjetorin e lindjes, Erdogan telefonon Putinin: Stop luftës

Sot presidenti rus Vladimir Putin feston 70-vjetorin e lindjes, dhe një telefonatë e ka marrë edhe nga homologu turk. Por Rexhep Tajip Erdogan nuk e ka marrë për ta uruar, por për ti thënë që ti japë fund luftës në Ukrainë.

Nga sa pohojnë burime në Turqi, Erdogan edhe një herë i ka treguar Putinit se Ankaraja është e gatshme të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për gjetjen e një zgjidhjeje, duke i mëshuar idesë “se lufta po i dëmton të gjithë”.

Pa llogaritur pastaj se çdo të ndodhte nëse viheshin në përdorim armët atomike, siç kërcënon prej ditësh lideri rus. Presidenti turk ka insistuar të lejohet arritja e një kompromisi për centralin nuklear të Zaporizhias, e më tej, edhe për fundin e të gjithë konfliktit që zvarritet prej muajsh.

SHKARKO APP