Në Afrikë mund të vdesin 190,000 njerëz nga virusi, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë një ‘tsunami’ urrejtjeje

Deri në 190,000 njerëz mund të vdisnin nga Covid-19 në Afrikë gjatë vitit të parë të pandemisë nëse masat e kontrollit dështojnë, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) bazuar në modelimin e parashikimit dhe analizimin e 47 vendeve të rajonit.

Organizata paralajmëroi gjithashtu se virusi mund të shtrihet në kontinent me vite.

Ndërkohë shefi i Kombeve të Bashkuara António Guterres deklaroi dje se pandemia e koronavirusit ka lëshuar një “tsunami urrejtje, ksenofobie,dhe frikësimi”, dhe bëri thirrje për një përpjekje të gjithanshme “për t’i dhënë fund gjuhës së urrejtjes në nivel global”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se ndjenja kundër të huajve është rritur në internet dhe në rrugë, dhe theksoi përhapjen e teorive të komplotit antisemitik dhe sulme anti-myslimane të lidhura me Covid-19.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komentet e tij erdhën ndërsa Kina tha se ishte “gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar” me hetimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e koronavirusit, pasi Donald Trump përsëriti pretendimet se shpërthimi e kishte origjinën në një laborator të Ëuhan.

Ndërsa spekulimet përhapen rreth origjinës së virusit, Guterres tha se migrantët dhe refugjatët janë fajësuar si burim i virusit dhe u është mohuar mundësia e trajtimit mjekësor.

Guterres u bëri thirrje udhëheqësve politikë të tregojnë solidaritet me të gjithë njerëzit dhe institucioneve arsimore të përqëndrohen në shkrim-leximin dixhital në një kohë kur ekstremistët po kërkojnë “prenë” e tyre në audiencën e izoluar dhe potencialisht dëshpëruese.

Ai u bëri thirrje mediave, posaçërisht mediave sociale, të heqin përmbajtjet raciste, misogyniste dhe përmbajtje të tjera të dëmshme, ndaj shoqërisë civile për të forcuar qasjen e tyre ndaj njerëzve të cenueshëm, dhe figurave fetare të shërbejnë si modele të respektit të ndërsjellë.

Sekretari i Përgjithshëm theksoi se Covid-19 “nuk i intereson se kush jemi, ku jetojmë, çfarë besojmë apo për ndonjë dallim tjetër”.

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi i kaloi 269.500 të premten.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?