Në anije ka të infektuar? Nga paniku pasagjerët hidhen në ujë (FOTO)

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, të gjithë jemi në panik dhe frikësohemi. Paniku përfshiu pasagjerët e një trageti që po ankorohej në Maumere të Indonezisë, pas shpërndarjes së një thashethemi se në bord kishte persona të infektuar me koronavirus, pandemia e re me origjinë nga Kina që iu ka marrë jetën mijëra personave.

Të përfshirë nga histeria, morën vendimin të hidhen menjëherë nga trageti në ujë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar edhe pse doku ku do të ankorohej anija ishte shumë pranë.

Pas kësaj ata u vendosën në karantinë dhe po kontrollohen nga policia. Në momentin e kësaj ngjarje në traget udhëtonin 255 pasagjerë, pjesa më e madhe e të cilëve emigrantë që ktheheshin nga Malajzia.

SHKARKO APP