Në ç‘mënyrë mund të përshtaten kompanitë karshi krizës së zinxhirit furnizues?

Pandemia COVID-19 ka testuar zinxhirët e furnizimit si asnjë ngjarje tjetër në historinë e njerëzimit.

Me tërë izolimin dhe karantinimin e popullsisë, kompanitë po shohin rritje të kërkesës për sende të caktuara dhe rënie për të tjera, ndërsa qasja e tyre në lëndë të para dhe krah pune nga e gjithë bota po goditet rëndë.

Atëherë, çfarë mund të bëjnë prodhuesit, të mëdhenj dhe të vegjël, për të përballuar tronditjet e zinxhirit të furnizimit? Chopra, një profesor i operacioneve në Kellogg, liston këto nisma:
Kompanitë e mëdha mund të ndërtojnë zinxhirë furnizimi rajonal, duke riatdhesuar prodhimin e jashtëm. Ideja e kësaj nisme është që në një ekonomi që po ngre mure barrierash për shkak të pandemisë, ku secili është për vete dhe asnjë për të gjithë, e mira është të ndërtohet një sistem i decentralizuar furnizimi.

Kompanitë e vogla mund t’i drejtohen internetit për të rigjetur aty lidhjet e humbura. Inovacioni dhe teknologjia janë çelësi për zgjidhjen e çdo krize dhe s’ka si të jetë ndryshe edhe për këtë sfidë. Fjala që vjen, në Itali kompani të ndryshme kanë filluar të përdorin printimin 3D nga distanca për të siguruar mjetet e nevojshme në treg.

Duhet balancuar efikasiteti dhe elasticiteti për çdo kompani, në mënyrë që t’i përgjigjen saktë kërkesave të tregut, duke shmangur kërkesat e panevojshme. Por kjo nuk duhet të zgjasë shumë, pasi nëse ka një gjë që të gjithë mund të mësojmë nga kjo krizë është se parapërgatitja nuk mund të shkojë kurrë kot! Ndaj në të ardhmen çdo biznes duhet të jetë i përgatitur për çdo fatalitet të atillë.

 

D.B -SCAN

SHKARKO APP