“Në dialog nuk negocion Prishtina por…”, flet Vuçiç në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi
Presidenti serb është shprehur se serbët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të matur, sepse në dialog me Prishtinën, nuk kanë punë me ekipin e Kosovës, por me ndërkombëtarët.
Serbia do ta vazhdojë dialogun me Kosovën, por gjithashtu nuk do të tolerojë që të imponohet një zgjidhje, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç, në një intervistë për Televizionin Pink, ka deklaruar se me ndërkombëtarët Serbia e ka veç një problem; Kosovën.
“Serbia nuk e njeh Kosovën e pavarur, ky është problemi i tyre me ne. Dhe problemi ynë është se askush prej tyre nuk lëvizë nga pozicioni që tashmë e kanë; Kosova e pavarur”, tha Vuçiç.
Presidenti serb shtoi se ata duhet të jenë serioz, të durueshëm dhe të përkushtuar në dialog, sepse “nuk negocion Prishtina për vete, por Perëndimi e bën për ta”