Në garë jo vetëm Rutte, një tjetër kandidat për kryesimin e NATO

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka shprehur së fundmi ambiciet e tij për të kandiduar për detyrën e shefit të NATO-s. “Kam vendosur t’i hyjë garës për postin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s”, tha ai.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, mendohet se është në krye të garës për të udhëhequr aleancën dhe për të zëvendësuar Soltenbergun, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë shprehur mbështetje për kandidimin e tij.

Hungaria ka thënë se nuk do ta mbështesë Rutten, i cili e ka kritikuar në të kaluarën Qeverinë e Hungarisë. Pasardhësi i Stoltenbergut i cili e ka drejtuar NATO-n për një dekadë, pritet të shpallet pak para samitit të aleancës që do të mbahet në korrik në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?