Në gjyq për mashtrim, shqiptari Martin Shkreli shpërfill urdhrin e prokurorëve për të heshtur

Martin Shkreli vazhdoi të fliste me gazetarë dhe të shprehej në rrjetet e mediave sociale ndërsa ishte në gjyq për mashtrim, pavarësisht përpjekjeve të prokurorëve federalë dhe avokatit të tij mbrojtës për ta bërë të ndalonte, raporton “CNN”.

Shkreli duket se ka qene në një lidhje të drejtpërdrejtë (livestream) në “YouTube” të martën në darkë, një ditë pasi prokurorët kishin kërkuar një urdhër heshtjeje. Avokati i tij tha para se të fillonte gjykimi se do të parapëlqente që Shkreli të mos bënte lidhje të drejtpërdrejta (livestream) gjatë gjyqit.

Por, avokati e kundërshtoi urdhrin e heshtjes, duke argumentuar se ai ka të drejtën të flasë sipas Amendamentit të Parë (Kushtetuta e SHBA-ve).

Swiss Digital Desktop Reklama

Por kërkesa për urdhrin e heshtjes erdhi pasi Shkreli shkoi javën e kaluar në dhomën e pritjes së gjykatës federale të Bruklinit, ku prokurorët thanë se ai komentonte në mënyrë të vazhdueshme tek gazetarët mbi dëshminë dhe vërtetësinë e dëshmitarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vizitës së shkurtër në dhomën e pritjes, Shkreli raportohet të ketë thënë se po fajësohej për gjithçka dhe kritikoi ashpër prokurorët.

Avokati i tij më vonë tha se ai e bindi Shkrelin të largohej nga dhoma e pritjes “menjëherë” pasi mësoi se ai ndodhej aty.

Shkreli u bë i famshëm në vitin 2015 kur, si drejtues i kompanisë farmaceutike “Turing”, i rriti çmimin një barne që përdorej kundër SIDA-s nga $13.50 për kokërr në $750.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?