FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në Irak ka edhe 7000 bashkëpunëtorë të ISIS

Zyrtarë të sigurisë në Irak kanë thënë se në këtë vend vazhdojnë të mbesin rreth 7,000 bashkëpunëtorë të Shtetit Islamik, pas rënies së Mosulit.

Në Mosul, lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, pati shpallur kalifatin e tyre, tri vite më parë.

Zyrtarë nga Intelegjenca në Irak, i kanë thënë Associated Press se afërsisht janë 4,000 militantë dhe 3,000 mbështetës të cilat janë punësuar nga grupi ekstremist dhe u janë dhënë paga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tyre në Siri janë 7,000 militantë dhe 5,000 mbështetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti pasi sipas tyre ata nuk janë të autorizuar për t’u deklaruar para mediave.

Më 10 korrik, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka deklaruar çlirimin e Mosulit, pas nëntë muajsh luftime shkatërruese.

Disa ditë më vonë, komandanti i forcave që mbështeten nga SHBA-ja në Siri dhe Irak, Stephen Townsend, pati deklaraur se beteja në Irak dhe ndaj Shtetit Islamik nuk ka përfunduar.

Ka disa muaj që raportohet se lideri i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, mirëpo zyrtarët e Intelegjencës në Irak, i kanë thënë Associated Press, se ai është ende gjallë./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?