Në Itali bien shifrat, por 9 rajone janë ende të mbyllura
Bilanci italian i pandemisë flet për një ulje të ndjeshme të shifrave, të ndikuara deri diku nga periudha e Pashkëve, por edhe nga masat tejet të rrepta që qeveria italiane ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe.
Të infektuarit sot janë 10680, nga më shumë se 18 mijë të ditës së djeshme, ndërkohë që viktimat e regjistruara zbresin poshtë shifrës 300, pikërisht 296, nga 326 të 24 orëve më parë, për një total prej 111326 viktima nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që personat ende pozitivë ditën e sotme janë ende sipër gjysmë milionit, rreth 28 mijë ndodhet në spital, 3737 prej tyre ndodhen në terapi intensive.
Lombardia është ende rajoni dukshëm me më shumë të infektuar, 6626, e ndjekur me distancë nga Veneto me 1679 dhe Kampania me 1599. Nëntë rajone janë ende në nivel kritik, pra me të paktën 250 raste për 100 mijë banorë, në veçanti Valle d’Aosta, Piemonte, Friuli, Puglia, Emilja Romanja, Lombardia dhe Toskana.