Ne jemi tallur të gjithë – politikanët e korruptuar kanë përdorur emergjencën shëndetësore për të shkatërruar demokracinë

Nga Tucker Carlson*
Miliona amerikanë u bënë subjekt i kufizimeve të papara në jetën e tyre vetiake, në jetën e tyre të përditshme, në jetën e tyre familjare. Bllokimet prej koronavirusit vazhdojnë në shumë vende. Ju mund të mos e dini sepse këto fakte nuk marrin ndonjë publicitet, por kjo është e vërtetë. Nëse jetoni nën karantinë, duhet ta dini patjetër. Si rezultat i karantinës, dhjetëra miliona njerëz tani janë të papunë. Një numër i madh i tyre nuk kanë një perspektivë të qartë kur mund të punojnë sërish, mijëra biznese të vogla janë të mbyllura dhe nuk do të happen më kurrë.
Shumë amerikanë janë bërë të varur nga droga dhe alkooli, pasi martesat e tyre janë prishur për shkak të karantinës dhe papunësisë, ata po kalojnë në depression klinik. Shumë nga amerikanët kanë shtyrë dasmat. Shumë të tjerët u ndaluan nga qeveritë për të varrosur të dashurit e tyre dhe për të marrë pjesë në funeralet e të miqve dhe të afërmëve të tyre. Disa amerikanë do të vdesin nga kanceri sepse nuk mund të bënin ekzaminime në kohë. Një numër i panjohur I kanë dhënë fund jetës së tyre në dëshpërim. Të tjerët kanë dalë në rrugë duke u rebeluar sepse dufi dhe zhgënjimi kanë shumë forma për t’i shprehur
Kostoja e mbylljes së Shteteve të Bashkuara dhe ndalimi I qytetarëve për të pasur kontakt jetësor me njëri tjetrin I ka çuar në dëshpërim të thellë dhe është e vështirë të llogaritet, por kostoja ka qenë e jashtëzakonshme. Njerëzit përgjegjës për të bërë gjithëa këto, nuk kanë asnjë pendim – “Ne u përballëm me një fatkeqësi globale”, thonë ata. COVID-19 ishte pandemia më e keqe që nga gripi Spanjoll. Por ai grip vrau mbi 50 milion njerëz.
Ne nuk kishim zgjidhje tjetër. Ne bëmë gjënë e duhur. Kjo është ajo që po na thonë. A është e vërtetë? Përgjigja për këtë pyetje ka rëndësi jo vetëm sepse e vërteta gjithmonë ka rëndësi, por sepse besueshmëria e lederave tanë është në diskutim pikërishtpër këtë.
Ky është vendimi më i madh që ata morën në jetën tonë, ata ishin në gjendje ta bënin atë, ata sundojnë sepse ne jemi që i lejojmë? Fuqia e tyre vjen prej nesh. Pra, pyetja tani dhe gjithmonë është, a janë të denjë ata për këtë fuqi? Ky nuk është një diskutim që ata duan ta bëjnë. Pikërisht tani, ata nuk duan ta bëjnë këtë diskutim sepse tani, të gjithë ne jemi të hutuar dhe të surprizuar nga revolucioni i papritur, që po ndodh jashtë. Revolucionaret krijuan një vend të veçantë në Seattle.
Por ne mendojmë se ia vlen të ndalemi për të vlerësuar nëse ata ishin, apo jo, në fakt, duke na gënjyer për koronavirusin dhe masat e marra ndaj tij. Përgjigja e shkurtër është kjo: Po, ata gënjejnë pa asnjë diskutim. Si çështje e shëndetit publik, përfundimisht, bllokimet nuk ishin të nevojshme. Në fakt, ne mund të vërtetojmë se dhe këtu janë provat më të fuqishme – shtete që nuk u mbyllën kurrë, shtete, ku njerëzve u lejohej të jetonin si amerikanë dhe jo të mbylleshin brenda, vetëm në fund, nuk patën humbje njerëzore më shumë sesa shtetet që ishin në karantinë të detyrueshme.

Shtetet që u karantinuan dhe shkuan më shpejt drejt rihapjes nuk kanë pasur shpërthime të rasteve të koronavirusit. E gjithë kjo është e kundërta e asaj, që ata thanë me shumë besim se do të ndodhte. Mediat parashikuan vdekjet masive në vendet e Liqenit të Ozark dhe Ocean City, Maryland – vendi ku klasa e mesme guxon të bëjë pushime.
Por ato vdekje nuk ndodhën kurrë. Në fund, koronavirusi i Ëuhan-it doli të jetë një sëmundje jo shumë e rrezikshme, por një sëmundje e menaxhueshme si shumë të tjera. Shumë më të rrezikshme ishin vetë bllokimet. Për shembull, në Neë York, Pennsylvania, Neë Jersey, Massachusetts – guvernatorët e panikosur dhe të paaftë detyruan shtëpitë e pleqve, azilet, që të pranonin pacientë të infektuar me koronavirus. Si rezultat, me mijëra vdiqën dhe ata vdiqën pa asnjë ndihmë. Kjo është e gjitha një histori e jashtëzakonshme, por pothuajse tërësisht e shfaqur.
Mediat janë të gatshme t’ju shpjegojnë pse ju urreni fqinjin tuaj për ngjyrën e lëkurës së tij. Mediat përfundimisht nuk dëshirojnë të rishikojnë ato që thoshin vetëm disa javë më parë, megjithëse ata po vepronin si zëdhënësa për politikanët demokratë të trullosur nga pushteti. Në ato ditë, lajmet po ju ngulisnin mendimin që jut ë mos pyesnit për çfarë po ndodhte, por vetëm të bindeshit!
Një minute më parë ata që dilnin jashtë ishin vrasës të gjithë të tjerëve. Tani ata gjenden në Sam Adams. Ata janë atdhetarë, ata janë heronjtë amerikanë. Nëse e gjitha kjo duket si një strumbullar goxha i papritur, pse nuk shqetësoheni tani. Protetstat nuk janë një rrezik për shëndetin, për sa kohë që këto ndihmojnë në ambicjet e Partisë Demokrate për zgjedhjet e nëntorit, protestat e dhunshme nuk e përhapin koronavirusin.
Këto nuk janë thashetheme, ne mund të jemi të sigurt për këtë sepse javën e kaluar qindra zyrtarë të shëndetit publik me emër dhe mbiemër nënshkruan një letër duke theksuar se trazirat e organizuara nga Black Lives Matter janë një kontribut thelbësor për shëndetin publik. Në fakt, ato janë një procedurë thelbësore mjekësore.
Por kjo nuk do të thotë që ju mund të dilni jashtë. Ti jo! Falë koronavirusit, ju nuk keni të drejtë të rifilloni jetën tuaj. Dhe nëse ankoheni për këtë, është gati etiketimi, “nacionalizëm i bardhë”, ky ishte një përfundim profesional. A ka ndonjë amerikan, që e beson këtë? Jo, sigurisht që jo. Është shumë marrëzi ta besosh. Madje edhe për CNN, e cila nuk e ripërsëriti si zakonisht. Kjo është ana ogurzezë e gjykimit, nëse mendoni për të. Do të thotë që këta njerëz janë duke u përpjekur t’ju bindin, madje edhe t’ju budallepsin. Ata nuk japin argumente! Ata po nxjerrin ligje. Ata mendojnë se munden ta bëjnë këtë. Ata besojnë se nuk më kanë nevojë për aprovimin tuaj për të marrë vendime të mëdha për vendin. Pasi autoritarizmi i tyre do përpiqet t’ju ndalojë të ndryshoni mendim, madje edhe duke ju mashtruar. Nëse ata duan të përdorin edhe forcën, do ta bëjnë ate, sepse e kanë.
Gjatë karantinës, shumë njerëzve që humbën të dashurit e tyre nuk I lejuan të kishin një funeral të denjë për ta. Imagjinoni për këtë, është shumë e vështirë të gjeni ndonjë gjë më mizore se kjo, por kjo ju ndodhi shumë njerëzve. Ata arsyetuan dhe këmbëngulën se sihte e nevojshme, por nuk ishte e tillë. Dhe ne e dimë këtë sepse tani që një njeri ka humbur jetën dhe vdekja e të cilit është politikisht e dobishme për Partinë Demokrate, autoritetet kanë lejuar të bëhen tre funerale për të dhe asnjë fjalë për një rrezik epidemik.
Ose arsyetoni për King County, në Washington – dhe për Seattle. Restorantet në King County janë në punë vetëm me 25% kapacitet. Ky është ligji tani. Bizneseve, sipas arsyetimit jo të domosdoshme, ju lejohet të punojnë vetëm me 15% të kapacitetit. Efekti i kësaj është një katastrofë ekonomike. Shumica e bizneseve të vogla funksionojnë në kufijtë e mbijetesës. Ata nuk mund të vazhdojnë kështu për shumë kohë, dhe shumë prej tyre janë mbyllur. Çfarë duhet të bëjnë ata? Ata duhet të bashkohen me Antifën, padyshim, sepse në King County, Washington, Antifa-t mund të bëjnë gjithçka duan. Ata kanë marrë një seksion të tërë me gjashtë blloqe pallatesh në qendër të qytetit Seattle, dhe kjo është në rregull për autoritetet shëndetësore. Nuk ka distancim social sipas ligjeve. Ato për të tjerët janë thelbësore.
Po e shikoni pamjen që keni përpara? A përputhet kjo me mendimin tonë? Yeah, ata janë duke u tallur me ju. Të gjithë ishim të tallur, politikanët e korruptuar na trembën dhe na detyruan të heqim dorë nga kontrolli mbi pyetjet më themelore për jetën tonë. Në të njëjtën kohë, ata u dhanë më shumë fuqi përkrahësve të tyre të bindur si Antifa ndërsa ruanin pjesën tjetër të bllokuar në shtëpi dhe censuruan lajmet në internet. Me fjalë të tjera, ata përdorën një emergjencë shëndetësore publike për të shkatërruar demokracinë dhe për t’u sjellë si autokratë. Si janë në gjendje ta bëjnë këtë? E vërteta e trishtueshme është se ata e bënë këtë sepse ne i lëmë ta bëjnë. Ne i besuam ata, prandaj jemi duke iu bindur akoma atyre. Nëse ka diçka që nxorrëm mësim si të dalim nga kjo bela, është se askush nga ne nuk do të bëjë kurrë të njëjtin gabim përsëri.
* Tucker Carlson ështe gazetar opinionist qe drejton emisionin e dyte me te ndjekur ne SHBA. Muajin e kaluar emisionin e tij e ndiqnin rreth 3.8 milion shikues ne dite. Eshte gjithashtu drejtuesi i medias online “The Daily Caller” e cila ka mbi 5.5 milion ndjekes vetem ne Facebook. Kete media ai e hapi ne vitin 2010. Gjithashtu “ The Daily Caller” eshte ne te gjitha rrjetet e tjera sociale. Karrriera e tij eshte e jashtezakonshme duke filluar si gazetar ne gazete, me pas ne CNN, MNBC dhe nga viti 2016 drejton emiisionin e tij “Tucker Carlson Tonight”. Carlson eshte nje gazetar konservativ. Ai ka botuar dy libra dhe nje numer te pafundem artikujsh dhe analizash. Shtepia e tij ne vitin 2018 u sulmua nga nje grup afersisht prej 20 majtistesh ne shenje hakmarrje per qendrimet e tij mediatike. Tucker eshte i martuar dhe ka kater femije, tre vajza dhe nje djale!
Përgatiti: Dritan Kaba

SHKARKO APP