Në Katalonjë ka nisur Lufta e parë botërore e Internetit
“Lufta e Parë Botërore e web-it ka nisur në Katalonjë, ku njerëzit dhe autoritetet lokale përdorën internetin për të organizuar referendumin dhe shërbimi i fshehtë spanjoll sulmoi, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, mësyu në ndërtesat e kompanive telefonike, censuroi faqe dhe protokolle”, thotë Julian Assange në Twitter.
“Ai që po ndodh është konflikti më i rëndësishëm mes popullit dhe shtetit, që nga rënia e Murit të Berlinit deri sot, por me metodat e vitit 2017, Vpn, proxy, biseda të koduara për të mbikqyrur dhe censuruar internetin”.
Qindra katalanas, duke përfshirë edhe familje të tëra, kaluan natën në qendrat e votimit të referendumit të nesërm në disa qendra qytetare dhe shkolla për të mos lejuar që t’i mbyllë policia. / Bota.al
KOHA JONË SONDAZH

