Në kërkim prej 15 vjetësh, arrestohet “kapo” i mafies napolitane

Policia italiane ka arritur të arrestojë një prej “kapove” më të rrezikshëm në vend, i arratisur prej 15 vitesh.

Antonio Orlando, një anëtar i dyshuar i klanit mafioz “Kamorra” u prangos pas 15 viteve në arrati. Gjatë kësaj kohe, ai kishte dhënë akoma urdhëra për mafiozë të tjerë shkruajnë mediat botërore.

Agjentët e zbuluan atë teksa jetonte në një apartament në Mugnano, periferi të Napolit. Policia tha se Orlando madje jetonte në kushte krejtësisht komode e mburrej se po lahej në sauna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Orlando, i cili ishte duke u përgatitur të transferohej në një strehë tjetër, ishte në proces shkatërrimi të dokumenteve të rreme të identitetit dhe “ngriti duart në shenjë të dorëzimit” kur policia hyri brenda, u tha gazetarëve komandanti rajonal Ubaldo del Monaco.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kohën që u arrestua, në banesë u gjetën 6000 euro të gatshme. Antonio Orlando dyshohej si anëtar i një organizate mafioze dhe gjithashtu se ka drejtuar rrjetin e trafikut të kokainës nga Maroku në Spanjë e më pas në Itali. Ai dyshohet për vepra të anëtarësimit në një organizatë mafioze, për pastrim parash, për përfshirje në vrasje dhe grabitje.

Zëvendësministri dhe ministri i Brendshëm italian Mateo Salvini përshëndeti aksionin policor, duke thënë se mafiozët, kudo janë, do të goditen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?