Në këtë fabrikë çimentoje u gjetën 1500 kilogram drogë

Në një fabrikë çimentoje në Itali është gjetur një sasi prej 1470 kilogram kanabis sativa, si dhe 10 kilogram kokainë. Kokaina ishte e ndarë në 10 pako, ndërsa kanabisi në 49 pako me nga 30 kilogram secila.

Shitja në treg e kanabisit do të kapte vlerën e 8 milionë eurove, ndërsa shitja e kokainës vlerën e 1 milionë e gjysmë eurove.

Policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e prejardhjes së drogës e zbulimin e bashkëpunëtorëve të tre të arrestuarve. Fabrika ndodhej në Palermo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?