Në Libi bëhet armëpushim, shkak Kurban Bajrami

Në Libi, për shkak të festës së Kurban Bajramit, është vendosur që të bëhet armëpushim për tri ditë.

Armëpushimi përfshin Qeverinë e Marrëveshjes Kombëtare dhe gjeneralin, Khalifa Haftar.

Forcat e Haftar kanë sulmuar me armë Tripolin që nga muaji prill. Ahmad al-Mesmari, zëdhënësi i gjeneralit Haftar, tha se kanë rënë dakord me armëpushimin, me qëllim që banorët të festojnë këtë festë kaq të rëndësishme për myslimanët, shkruajnë mediat botërore.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se që nga prilli, kohë kur forcat e Haftar sulmuan Tripolin, kanë vdekur më shumë se 1000 njerëz.

SHKARKO APP