Në Londër nisin protestat kundër masave të izolimit: Trupi im, zgjedhja ime

Masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit kanë shkaktuar pa kënaqësi tek shumë qytetarë në botë.

Mësohet se në Londër një grup qytetarësh kanë protestuar kundër masave izoluese. Ata janë përqafuar me njëri-tjetrin në shenjë proteste të distancimit social.

Protestuesit mbanin mbishkrime “Trupi ime, zgjedhja ime”. Kujtojmë që nga fundi i muajit mars, britanikëve u është thënë që të mos mblidhen jashtë shtëpive të tyre, me qëllim luftimin e koronavirusit. Jeta në Mbetërinë e Bashkuar ka ndryshuar nga ajo kohë, ndonëse ka shenja për lehtësim të masave të izolimit.

Të dhënat e fundit tregojnë se deri më tani autoritetet britanike kanë regjistruar 182,260 persona të prekur dhe 28,131 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

SHKARKO APP