Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 6 viktima vetëm brenda 24 orëve, dhjetëra të infektuar me Covid
Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 6 viktima në 24 orë duke e çuar numrin total të të vdekurve nga koronavirusi në 44.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vetëm brenda një dite janë regjistruar 54 raste të reja me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 908. Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë (23), Shkup (13), Prilep (10), Veles (2) dhe nga një i infektuar në Shtip, Tetovë dhe Gostivar.
Deri tani janë shëruar komplet edhe 42 pacientë të prekur me Covid-19. Numri më i madh është në qytetin e Dibrës.