Në Maqedoninë e Veriut regjistrohet viktima e parë nga gripi për 2020

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar viktima e parë nga gripi sezonal për vitin 2020. Një 14-vjeçare mbrëmë ka ndërruar jetë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Viktima ka pasur paraprakisht sëmundje tjetër, njoftoi Gordana Kuzmanovska, epidemiologe.

Ajo vuri në dukje se ka pasur 6,614 raste gripi të regjistruara në vend javën e kaluar, një rritje prej 27.9 përqind krahasuar me një javë më parë kur ishin regjistruar 2,825 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ka raste më të rënda mes pacientëve, më së shpeshti fëmijë të vegjël, njerëz me sëmundje kronike dhe njerëz të moshuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?