Në Meksikë, 12 oficerë policie vriten për një javë në luftën ndaj bandave

Dymbëdhjetë oficerë policie janë vrarë në shtetin qendror meksikan të Guanajuato në hapësirën e një jave.

Një nga të vrarët ishte María Sonia Arellano, një oficere e dekoruar, e cila u rrëmbye së bashku me burrin dhe djalin e saj në qytetin e Irapuato. Ndërsa djali dhe burri i saj u lanë të lirë, trupi i zonjës Arellano më vonë u gjet e hedhur në kanal dhe shpërbërë.

Grupi i fuqishëm kriminal Cartel Jalisco Nueva Generación (CJNG) deklaroi se qëndronte pas vrasjes të oficeres të policisë. Vrasja brutale e zonjës Arellano, e cila ishte dekoruar madje, ka shkaktuar një valë zemërimi në shtetin meksikan. Në Meksikë, vrasjet e policëve nuk janë ta pakta.

Gruaja 47-vjeçare u mor nga shtëpia e saj nga njerëz të armatosur të martën. Djali i saj 27-vjeçar dhe burri i saj, i cili është gjithashtu një oficer policie, u lanë të nesërmen por ajo u vra dhe trupi i saj u hodh nga një rrugë rurale. Pranë trupit të saj, u la një karton, ku shkruhej “CJNG”.

Zonja Arellano njihej si “e patrembur” nga kolegët e saj, të cilët thanë se ajo kishte luajtur një rol kryesor në luftën kundër tregtisë lokale të drogës dhe vjedhjeve të naftës në qytetin e saj të lindjes Irapuato. Në rrjetet sociale, qytetarët kanë shpërthyer në revoltë.

Zonja Arellano nuk ishte e vetmja oficere femër që u vra në qytet këtë javë. Të shtunën, persona të armatosur hapën zjarr ndaj dy oficerëve të parkuar në një makinë patrullimi përpara një farmacie. Gabriela Núñez Duarte vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit ndërsa partneri i saj policor ishte i plagosur. Një oficer tjetër mashkull u vra në Irapuato të enjten.

Kartelet merren kryesisht me vjedhje të karburantit nga tubacionet kryesore të naftës që ndodhen afër qytetit, si dhe duke shitur drogë tek vendasit dhe duke zhvatur bizneset. Kriminaliteti ka shënuar tepër rritje në Meksikë.

SHKARKO APP