Në Meksikë femrat bëjnë ligjin, në krye të karteleve kriminale
“Dhuna aq është ndërlidhur me kulturën dhe përditshmërinë meksikane saqë pjesëmarrja e grave në të është bërë krejtësisht normale”, thotë Ayala.
Ai përkujton në raste kur janë paraqitë nëpër internet xhirimet dhe fotografitë në të cilat gratë i prejnë kokat viktimave të veta, dhe më pas edhe vet vdesin në të njëjtën mënyrë.
Është i njohur rasti “La Flaka”. Këtë nofkë e ka mbajtur Joselyn Nino, zeshkania thatanike me flokë të gjatë, trupi i së cilës, sipas shkrimeve të shtypit lokal, është prerë në shumë copë dhe është lënë në frigorifer për birra.
Vajza e cila i ngjante një adoleshenteje të rëndomtë, i përdorte armët si një profesioniste dhe ishte lehtë e identifikueshme për shkak të tatuazhit në dorë.
Së pari grupet rivale e kanë publikuar fotografinë e saj, në mënyrë që ta gjejnë më lehtë dhe më pas ta likuidojnë.
Ayala pretendon se shoqëria meksikane e pranon faktin se vrasjet janë pjesë e përditshmërisë.
“Dhuna aq shumë ka depërtuar në shoqërinë tonë saqë njerëzit e pranojnë tregtinë me narkotikë si përditshmëri, ndërsa pasojë e kësaj është predispozitë për krime te fëmijë”, pretendon ai.
KOHA JONË SONDAZH

