Në mes të acarit fëmijët i hedhin vetes ujë të ftohtë akull, kopshti: Mbrojtje nga viruset (VIDEO)
Edhe pse temperaturat janë nën -25 gradë Celsius, fëmijët në një kopsht në Siberi zhvishen dhe i hedhin vetes ujë të ftohtë akull çdo ditë.
Në kopshtin shtetëror numër 317 në Krasnoyarsk, edukatoret mendojnë se një praktikë e tillë ndihmon fëmijët që të mos sëmuren dhe mban larg viruset. Kjo video tregon sesi fëmijët i hedhin vetes ujë të ftohtë me kovë, ndërkohë që mësohet se një praktikë e tillë ka lejen e prindërve.
”Ata që i hedhin vetes ujin e ftohtë janë më të balancuar dhe optimistë. Kemi vënë re se mungojnë më pak në kopsht për shkak të sëmundjeve. Faktet janë kokëforta. Doktorët na kanë thënë që fëmijët që e bëjnë këtë, e kalojnë shumë më lehtë sezonin e gripit”,-tha edukatorja.