Në mes të pandemisë, Gjermania merr dhjetëra fëmijë nga kampet greke të refugjatëve!
Një grup i përbërë nga 47 fëmijë që është evakuuar nga kampi i refugjatëve në Greqi e një ditë më parëk ka mbërritur në Gjermani, njoftuan autoritetet atje. Fëmijët janë nga Afganistani, Siria dhe Eritrea.
Katër nga ta janë vajza dhe disa kanë lidhje gjaku. Disa prej të miturve kanë të afërm në Gjermani që pop resin t`I marrin. Ata kanë qenë të strehuar në ishujt grekë, Lesbos, Samos dhe Kios, e kjo është kritikuar ashpër nga aktivistët e të drejtave të fëmijëve.
Autoritetet gjermane sqaruan se përpara mbërritjes, të gjithë fëmijët janë testuar dhe do të qëndrojnë në vetizolim për dy javë para se të lëvizin në vendet tjera. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se evakuuimi është rezultat i përgatitjeve të mëparshme edhe bisedimeve më partnerët europianë. Gjermania ishte shprehur e gatshme të pranonte 350 të mitur që jetojnë në kampe të Greqisë. Për shkak të pandemisë ndërkohë, ky plan ka mbetur pezull në disa shtete.