Në muajin e shenjtë të Ramazanit, policia izraelite sulmon xhaminë Al-Aksa

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, tensioni mes izraelitëve dhe palestinezëve po përshkallëzohet. Këtë herë për shkak të bastisjes së vendit të tretë më të shenjtë për myslimanët, në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, nga agjentët izraelitë.

Gjithçka filloi kur policia izraelite bastisi xhaminë Al-Aksa dhe sulmoi besimtarët myslimanë. U shënuan përplasje mes ushtarakëve dhe besimtarëve, disa prej të cilëve u plagosën. Më shumë se 350 palestinezë janë arrestuar.

Lëvizja islamike palestineze Hamas u përgjigj menjëherë, duke e denoncuar veprimin si “një krim të paprecedentë”, duke ftuar palestinezët në Bregun Perëndimor të shkojnë masivisht në xhaminë Al-Aksa për ta mbrojtur atë.

Zëdhënësi i presidentit palestinez Mahmoud Abbas paralajmëroi Izraelin se kjo lëvizje kalon të gjitha linjat e kuqe dhe do të çojë në një shpërthim të madh.

SHKARKO APP