Në New York legalizohet zyrtarisht marijuanën

New York-u ka legalizuar marijuanën për të rritur dhe sipas ligjit të ri, të gjithë dosjet e njerëzve të dënuar më parë për të tilla akuza, do të rishikohen sërish. Legjislacioni i ri u nënshkrua ditën e mërkurë, duke e bërë zyrtarisht New York-un shtetin e 15-të që lejon përdorimin e marijuanës për të rriturit, duke filluar nga mosha 21-vjeçare. Pra, duke filluar nga 31 marsi, njerëzit janë të lirë të posedojnë deri në 85 gram kanabis për përdorim vetjak dhe jo vetëm.

Kur do të fillojnë shitjet e lira?

Kjo mund të kërkojë një vit apo edhe më shumë. Ndryshimi nuk do të jetë i menjëhershëm pasi fillimisht duhen përgatitur të gjitha procedurat ligjore që lidhen me një aktivitet të tillë: duke nisur nga mekanizmat e vendosura nga shteti, rregullat specifike për prodhimin e deri tek liçensimi i atyre që do ta shesin.

Qytetarëve do t’u lejohet të pijnë në po të njëjtat zona publike ku është i lejuar edhe duhani. Në muajt në vijim, njerëzve do të mund t’i vijë nëpër shtëpia kanabisi i porositur dhe jo vetëm kaq, por mund ta mbjellin në shtëpi deri në 6 të mbjella.

Sipas guvernatorit të vendit, Andrew Cuomo, kjo ngjarje shënon një ditë historike për New York-un, pasi vetëm tani do t’i vijë fundi dënimeve të ashpra me burg duke krijuar nga ana tjetër një industri fitimprurëse që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit.

Pritet që pas këtij ligji, të krijohen të paktën 60,000 vende të reja pune dhe shteti do të mund të gjenerojë $350 milionë nga taksat vjetore.

SHKARKO APP