Në një ditë 600 emigrantë e kaluan detin, rrugë të reja drejt Anglisë

Trafikantët po përdorin rrugë “më të rrezikshme dhe më të gjata”, duke zbarkuar në pjesë të tjera të Anglisë në përpjekjen për të mos u kapur nga autoritetet britanike. Pasi me kalimin e ligjit të ri të ardhurit përmes rrugëve ilegale, do rikthehen në vende të sigurta ose të treta, si Ruanda, e cila ende është e ngërthyer në rekurse ligjore.

Vetëm të martën afro 600 emigrantë të rinj mbërritën duke e çuar në total numrin për këtë në vit në 13 e 800 veta të mbërritur. Sipas një zyrtare të sindikatave të Forcave të Kufirit në Britani, Lucy Moreton, ka një “dyshim të arsyeshëm” për të besuar se numri i pakësuar i gomoneve është për shkak se përdoren rrugë alternative, të cilat nuk zbulohen nga autoritetet e emigracionit. Ka dy shkolla mendimi për numrin paksa më të vogël të ardhjeve.

Njëra që i atribuohet bashkëpunimit franko-anglez kundër trafikanteve dhe tjetra që e kundërshton atë është e ajo e kushteve atmosferike ne La Mansh. Ata që e njohin mirë ngushticën, thonë se erërat e kësaj vere me drejtim verilindor që përplasje me baticën, rrisin dallgëzimin kundrejt Francës nga nisen gomonet, duke e vështirësuar nisjen e udhëtimeve ilegale.

SHKARKO APP