“Ne pamë boshllëqe”, ish-shefja e OBSH-së që “paralajmëroi” pandeminë shpreh rezerva për masat e marra

Ish- Drejtorja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Harlem Brundtland teksa ka folur mbi situatën e pandemisë globale për BBC shprehu rezerva për gadishmërinë e këtij fenomeni edhe pse ishte i paralajmëruar sipas saj

Brundtland, është edhe  bashkë-kryetare e Bordit të Monitorimit Global të Përgatitjes së OBSH-së dhe Bankës Botërore, e cila publikoi një raport në shtator 2019 ku paralajmërohej një “pandemi shumë vdekjeprurëse”.

Ajo që ne po përballemi tani është një katastrofë e paralajmëruar. Ne pamë boshllëqe të mëdha alarmante në gatishmërinë e botës dhe gjetëm prova bindëse të një kërcënimi shumë të real“.

Nuk është vonë, por ne duhet të merremi me faktin se ne jemi tashmë përballë saj, që do të thotë të vendoset theksi në mobilizimin e fondeve dhe (vendosjen) e vëmendjes për marrjen e pajisjeve që janë të nevojshme“, tha ajo.

SHKARKO APP