Në panik nga ndonjë helmim, Putini pushon nga puna 1.000 pjesëtarë të stafit
Pas presidenti amerikan Joe Biden e cilësoi për herë të parë homologun rus si kriminel lufte, zemërimi ndaj Vladimir Putinit sa vjen e shtohet.
Edhe ai vetë e ka ndjerë këtë, siç e dëshmoi qartë dhe deklarata e fundit në televizionin kombëtar, ku foli për “tradhtarë brenda vendit”, dhe i përshkroi ata si llumin e shoqërisë. Putini po jeton këto kohë me frikën se mos e helmojnë.
Ai detyron njerëz të tjerë të provojnë ushqimet përpara tij, dhe ka zëvendësuar këto javë 1.000 pjesëtarë të stafit të tij personal. Helmimi është konsideruar prej kohësh si një metodë e preferuar eliminimi në Rusi.